Qytetarët veç se kanë nisur të mendojnë se si do të ngrohen në sezonin e dimrit.
Që nga ky sezon dimëror, qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës, e cila ngrohet.
Deri më tani, mbi dymijë prishtinas kanë hapur dyert e banesave të tyre për instalimin e pajisjeve në radiatorët e kyçjes me ngrohtoren e “Termokos”-it.
Banorët e lagjes “Dardania”, kanë mirëpritur këtë projekt. Specialistja për energji në Koorporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Drita Desku ka treguar detaje të këtij projekti dhe rëndësinë e instalimit të këtyre pajisjeve në radiator.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi kjo do t’iu mundësojë prishtinasve që të masin shpenzimet e tyre dhe të paguajnë aq sa konsumojnë.
Ky është projekti i parë në vlerë të mbi nëntë milionë eurove, i cili mundëson rregullimin vetanak të temperaturave të ngrohjes së objekteve të banimit