Taulant Balla bën thirrje për firmosjen e peticionit kombëtar për ish-krerët e UÇK-së

16:25 | 25 Shkurt 2026
taulant-balla-ben-thirrje-per-firmosjen-e-peticionit-kombetar-per-ish-kreret-e-uck-se

Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla bashkë me anëtarin e Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani i është bashkuar thirrjes për nënshkrimin e peticionit kombëtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të inicuar nga organizatat e dala nga lufta.

Ai në Facebook ka shkruar se ky peticion është thirrje e hapur qytetare në mbështetje të UÇK-së dhe të ish-krerëve të saj që po mbahen në Hagë.

“Bashkë me anëtarin e Parlamentit Europian Adnan Dibrani i bashkohemi thirrjes ndaj të gjithë shqiptarëve, në trojet kombëtare, në diasporë të nënshkruajnë Peticionin Kombëtar – drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”.

“Ky PETICION është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të sa”, shkruan Balla

Komento: