Taulant Hodaj: Kosova mund të funksionojë pa Asociacionin, munguan garancitë dhe kërkuan çmim të madh

23:50 | 15 Prill 2026
taulant-hodaj:-kosova-mund-te-funksionoje-pa-asociacionin,-munguan-garancite-dhe-kerkuan-cmim-te-madh

Avokati Taulant Hodaj, në Adresa tha se Kosova mund të funksionojë edhe pa themelimin e Asociacionit, duke theksuar se vendi ka vazhduar jetën institucionale edhe në rrethana të tjera sfiduese politike.

Sipas tij, Kosova ka qenë nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit, veçanërisht gjatë mandatit të Joe Biden, por kjo nuk nënkupton se nuk ka pasur gatishmëri nga pala kosovare.

Hodaj ka theksuar se si Kosova, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, kanë qenë të gatshëm për themelimin e Asociacionit, por duke kërkuar një kundërvlerë konkrete në nivel ndërkombëtar.

Sipas tij, kërkesa kryesore ka qenë që Asociacioni të shoqërohet me njohje reciproke ose të paktën me avancim të dukshëm në anëtarësimin e Kosovës në Organizata e Kombeve të Bashkuara, por një gjë e tillë, sipas Hodajt, nuk ka pasur garanci të qarta nga partnerët ndërkombëtarë. Ai ka theksuar se në mungesë të këtyre garancive, procesi ka mbetur i ndërlikuar dhe i papërfunduar.

“Kosova është e gatshme dhe Kurti është i gatshëm me e bë Asociacionin, por normalisht se është kërkuar një çmim i jashtëzakonshëm që i duhet Kosovës: Asociacioni me njohje, apo së paku me një anëtarësim në OKB, dhe kjo nuk ka pasur një garantim”, tha Hodaj në Adresa.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/MKBrRRJDRhU

Komento: