Taulanti nis pushimet me gruan, zgjedh këtë destinacion

10:23 | 15 Gusht 2020

Pas angazhimeve të shumta, Taulant Xhaka ka vendosur të udhëtojë për pushime bashkë me gruan dhe djalin.

Destinacioni i tij ishte Italia, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë e para nga vendi ku po qëndrojnë, shkruan lajmi.

Në një fotografi që e postoi në Instagram, Xhaka shfaqet krah bashkëshortes së tij, Arbnorës, duke u relaksuar në hotelin ku janë vendosur.

Kujtojmë se Taulanti dhe Arbnora u bënë prindër për herë të parë në muajin mars, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan Klevis.

Komento: