
Të gjithë janë mobilizuar për të ndihmuar Shqipërinë.
Tayna ka vendosur që t’i ndihmoj familjes që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.
Shqipëria vazhdon të përballet me vështirësi nga tragjedia që e ka shkaktuar tërmeti.
Për t’iu dalë në ndihmë janë mobilizuar shumë njerëz.
Disa prej emrave të njohur të estradë po ashtu kanë lëshuar shtëpitë për t’i strehuar familjet në nevojë e Tayna ka vendosur që të ardhurat nga koncerti i ardhshëm t’i jap për familjen Abazi nga Gjilani të cilës i vdiqën dy djemtë si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Ajo këtë e bëri të ditur pas një telefonate në NIN aty ku janë duke u mbledhur të hollat për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia.

