
Tayna këto ditë ka shijuar në maksimum pushimet në Maldive, teksa solli imazhe të shumta nga atje.
Rep-artistja arriti të tërheq vëmendjen e ndjekësve me anë të fotografive që i postoi në rrjete sociale.
Në videon e fundit, Tayna tregoi se si janë fotografitë në Instagram e si në realitet, ku sjell videon gjatë fotografimit në rërë.
Në videon e parë ajo shihet e shtrirë buzë detit derisa merrte poza joshëse, ndërsa në të dytën Tayna mbulohet nga uji teksa i vjen vala.
Ndryshe, artistja duket se në këtë periudhë po mbledh energji për t’u rikthyer me këngë të reja.

