“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”, Arta Bajrami jep lajmin për vdekjen e personit të zemrës

11:11 | 25 Qershor 2022

Këngëtarjes së njohur kosovare, Arta Bajramit i ka vdekur sot nëna.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi do të bëhet sot tek varrezat në Arbëri.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime 🤍 Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta.

Komento: