Te Bayern luten që Julian Nagelsmann të bëhet përzgjedhës i Gjermanisë – bavarezët do të fitonin milionat

21:48 | 11 September 2023

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit kanë filluar tashmë të kërkojnë një zëvendësues për Hansi Flick dhe kanë përpiluar një listë të ngushtë ku Julian Nagelsmann është favoriti i madh dhe Bayern Munich mund të përfitojë më së shumti.

DFB vendosi të shkarkojë Hansi Flick pas humbjes poshtëruese 4-1 të Gjermanisë në miqësoren kundër Japonisë.

Gjermanët duan të sjellin Julian Nagelsmann, por kjo lëvizje do t’i kushtojë shtrenjtë.

Siç raporton Bild, DFB është e detyruar t’i paguajë Bayern Munich një tarifë transferimi, e cila mund të arrijë deri në 15 milionë euro, apo pas marrëveshjes me federatën trajneri gjerman mund të heq dorë nga kjo shumë.

Arsyeja? Trajneri ka ende kontratë me bavarezët edhe pse u shkarkua në mars të këtij viti.

Pra, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrin gjermanët. Në listën për trajnerin e ardhshëm janë edhe Oliver Glasner dhe Louis van Gal.

Deri atëherë, legjendari Rudi Voeller do të drejtojë kombëtaren gjermane në miqësoren kundër Francës më 12 shtator.

Kampionët e Botës të vitit 2014 kanë luajtur vetëm ndeshje kontrolli muajt e fundit, teksa presin turneun final të Kampionatit Evropian verën e ardhshme.

Gjermania nuk ka fituar prej gjashtë muajsh, ndërsa triumfi i fundit daton më 25 mars kur mundi Perunë 2-0.

Komento: