Të burgosurit korrën grurin në Dubravë, arrihet sasia prej 31.800 kg grurë

16:00 | 21 Korrik 2024
te-burgosurit-korren-grurin-ne-dubrave,-arrihet-sasia-prej-31.800-kg-grure

Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese./Front Online/

Njoftimi i plotë i SHKK-së:

Komento: