
Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”.
Sipas njoftimit zyrtar, programi ka pasur për qëllim zhvillimin e vetëkontrollit, menaxhimin e emocioneve dhe aftësimin e të burgosurve për t’u përballur me situata stresuese.
Këto shkathtësi, sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë thelbësore për procesin e rehabilitimit dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri.
“Ky aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren për ofrimin e programeve dhe pa shkelje të ligjit pas përfundimit të dënimit”.