Të dielën bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit në Podujevë

13:31 | 24 Nëntor 2023
te-dielen-behet-zbulimi-i-shtatores-se-adem-demacit-ne-podujeve

Të dielën në Podujevë do të zbulohet shtatorja e veprimtarit politik, Adem Demaçit.

Në këtë ngjarje do ta marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, raporton Klan Kosova.

“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi të dielën me datë 26 nëntor, nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse”, thuhet tutje./Front Online

Komento: