Legjenda Ronaldo do të martohet për herë të tretë.
Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të tretë në moshën 46-vjeçare.
Braziliani i propozoi të dashurës së tij modele gjatë një pushimi në Karaibe, shkruan Gazeta Express.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhe romantike ‘Të dua’.
32-vjeçarja tregoi unazën e saj për fansat në rrjetet e saj sociale dhe shkroi: ‘Po, po’ në anglisht përpara se të shtonte në portugalisht: ‘Të dua përgjithmonë Ronaldo’.