“Të dua si Ronaldo Kupën e Botës”, Donaldi e ‘shkrinë’ me këtë deklaratë Bora Zemanin

18:41 | 10 Dhjetor 2022

Bora Zemani, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë.

Prezantuesja në fjalë, u bë figurë e njohur që kur udhëhoqi emisioni e dashurisë, Përputhen, shkruan ORAinfo.

E emri i saj u lakua edhe më shumë në media që kur u zbulua lidhja e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Tani, dyshja nuk po ndahen nga njëri-tjetri.

Ata shfaqen se bashku edhe në vendin e punës.

Sot Bora ka publikuar një video ku shfaqet se bashku me Donaldin. Ky i fundit ishte duke e përcjell lojën Portugali – Maroco, duke bërë tifo për kombëtaren e Cristiano Ronaldos.

Derisa Donaldi ishte nën presion, Bora e ngacmon duket i thënë “Me thuaj ndonjë fjalë të bukur.

Ndërsa Donaldi i përgjigjet: ‘Të dua si Crisitiano Ronaldo Kupën e Botës”.

Kjo përgjigje e Donaldi i ka pëlqyer fort Borës, e cila shpërthej në të qeshura… /ORAinfo/

Për me tepër shikoni videon…

Komento: