Vazhdon të jetë i përfolur rasti i politikani serb, Oliver Ivanoviq.
Vendimi për masën e sigurisë ndaj tre të dyshuarve për rastin e Oliver Ivanovicit do të merret nesër nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kështu ka vendosur trupi gjykues në seancën dëgjimore që është zhvilluar të hënën, në Prishtinë.
Seanca ka qenë e mbyllur për media.
Tre të dyshuarit për përfshirje në rastin e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Ndaj tyre Prokuroria Speciale përsëri para Gjykatës në Prishtinë, ka kërkuar masën e heqjes së lirisë.
Kjo masë, atyre u ishte caktuar muajin e kaluar, në kohëzgjatje prej 30 ditëve, mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.
Muajin e kaluar, Policia e Kosovës në një aksion në veri të Mitrovicës kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se janë të përfshirë në rastin e ish-politikanit serb në Kosovë, vrasje e cila kishte ndodhur në janar të këtij viti.
Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim