Më 1 mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, që po transportonte para.
Si pasojë e grabitjes ka mbetur i plagosur Millosh Vukojeviq në këmbë dhe në gjoks.
Klan Kosova duke u thirrur në burimet e tyre raporton se: ‘ të plagosur serb, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar’.
Gjendja e të plagosurve nga në rastin e grabitjes në Veternik vazhdon të jetë stabile.
Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar.