Të enjten, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës

13:03 | 11 Mars 2024
te-enjten,-kuvendi-mban-seance-te-jashtezakonshme-me-kerkese-te-opozites

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita, mbahet të enjten me fillim nga ora 10:00.

“U caktua një seancë e jashtëzakonshme me kërkesën e Opozitës lidhur me kontratat një burimore të qeverisë Kurti, sipas deklarimit të tyre. Materiali nuk ishte i shpërndarë sepse kërkesa erdhi pak minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë”, tha Kusari Lila.

Ajo tutje u shpreh se fatkeqësisht nuk janë dakorduar për nje seancë tjetër të rregullt.

“U dakorduam që ta kemi në ditët apo në javët në vazhdim”, tha Kusari Lila.

Komento: