Të enjten seanca e parë vjeshtore e Kuvendit

12:59 | 11 Shtator 2023
te-enjten-seanca-e-pare-vjeshtore-e-kuvendit

Të enjten do të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor.

Deputetet do t’i shqyrtojnë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe parashihet mbajtja e debatit parlamentar për çështjen e sigurimit të librave shkollorë, raporton Kosovapress, përcjell Klan Kosova.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh që pret efikasitet në Kuvend gjatë vjeshtës.

Ndërkaq, për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, tha se pret që të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit..

Komento: