Të ftohtit në SHBA merr jetën e 12 personave

11:14 | 31 Janar 2019

Të ftohtit e acartë që po mbretëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë pa jetë rreth 12 persona dhe ka cuar në anulimin e më shumë se 2600 fluturimeve.

Dy vetë humbën jetën në Detroit të Miçiganit pasi temperaturat filluan të pluksoheshin të martën vonë pasi parashikuesit paralajmëruar temperatura më të ulëta në histori, duke thënë se do jenë kërcënuese për jetën.

Policia gjeti trupin e një njeriu përgjatë rrugës nga shtëpia e tij në zonën e Detroit të mërkurën. Ai nuk kishte një kapelë apo doreza dhe nuk ishte veshur për temperatura nën zero. Një burrë 70-vjeçar gjithashtu u gjet pa ndjenja në Detroit, përpara shtëpisë së një fqinji të mërkurën.

Gerald Belz, 18 vjeçar nga Universiteti i Ioëa-s, u gjet jashtë një ndërtese akademike rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës. Ai u deklarua më vonë pa jetë në një spital lokal.
Në Midwest kanë ndërruar jetë 5 persona.

Një burrë u godit nga bora në Çikago, një nëntë vjeçar ndërroi jetë në Iowa dhe një çift mbetën pa ndjenja kur pësuan aksident për shkak të borës së madhe në veri të Indianas.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se temperaturat e ngrirjes do të bëhen më të rrezikshme.

Komento: