
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shasivar Hoti, ka vdekur sot.
Lajmin për vdekjen e tij, fillimisht e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.
Po ashtu lajmin e ka konfirmuar edhe kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi, ku ka thënë se i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrje gjatë ditës së djeshme dhe ka vdekur në spital.
Shashivar Hoti, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë që nga viti 2016, shkruan Reporteri.
Gjatë karrierës së tij si gjyqtar në Krime të Rënda, Shashivar Hoti, ka gjykuar disa raste të profilit të lartë.
Hoti ishte gjyqtar në Rastin “Pronto”, rastin e Enver Sekiraqës, rastin e deputetit të LDK-së, Naser Osmanit, rastin e arratisjes nga QKUK të Sami Lushtakut, rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe shumë të tjera raste.