Të gjitha shifrat: Kosova eksporton më së shumti në SHBA, importon nga Turqia

15:19 | 16 Janar 2023

Kosova eksporton më së shumti në SHBA, importon nga Turqia – të gjitha shifrat.

Në një grafikë, të cilën e ka publikuar Instituti GAP, janë renditur 10 vendet partnere të Kosovës në tregti për eksport dhe import.

Vendi ku Kosova eksporton më së shumti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përbëjnë 15.09 për qind të eksportit të përgjithshëm në një vit.

Ndërkaq, Kosova importon më së shumti nga Turqia, sipas të dhënave të Doganës. Përgjatë vitit 2022, Kosova ka importuar në vlerën prej 839.2 milionë eurove prej Turqisë.

Vendet e tjera në të cilat ka eksportuar Kosova janë Maqedonia, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Serbie e të tjera.

Ndërkaq pas Turqisë, më së shumti ka importuar nga Gjermania, Kina, Serbia, Greqia.

Komento: