Të gjithë e kritikuan, De Biasi i del në mbrojtje Allegrit

18:07 | 29 Prill 2019

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka marrë shumë kritika së fundmi.

Numri një i stolit u kap keq me analistin dhe ish-lojtarin e Interit, Daniele Adanin, në mikrofonët e “Sky Sport” pas ndeshjes së barazuar me Interin me rezultatin 1-1.

Trajneri kampion kritkohet shumë për eliminimin nga Champions League kundër Ajaxit, ndërsa kësaj tymnaje nuk i ka shpëtuar as Gianni De Biasi.

Ish-trajneri i Shqipërisë shprehu mendimin e tij në lidhje me ecurinë e Allegrit dhe tregoi vlerësimin maksimal për të.

“Kritikat janë pjesë e natyrës njerezore, sidomos kur një person është i suksesshëm si Allegri. Në vitet e fundit ka fituar 5 kampione dhe 4 Kupa Italie”, tha ai.

“Nuk mund të bënte më shumë në Itali. Pika e vetme që mund të diskutohet është gjendja jo e mirë fizike që kishte Juventusi në ndeshjen kundër Ajaxit për Champions. Kishte dhe dëmtime. Dy mungesa të rëndësishme kanë qenë Douglas Costa dhe Cuadrado. Ata janë shumë të rrezikshëm në fazën e sulmit”, – tha De Biasi për “Rai Sport”.

Komento: