“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin

23:07 | 24 Shtator 2026

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për gazetarët gjatë protestës së sotme në Prishtinë për bisedën që ka zhvilluar me babain e tij.

Ai tha se të gjithë ish-krerët e UÇK-së janë të fortë dhe vazhdojnë të jenë të bindur në pafajësinë e tyre.

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, u shpreh Endrit Thaçi.

Ai i bëri këto deklarata gjatë protestës së sotme në Prishtinë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Komento: