Të gjithë lojtarët e Barcelonës ishin të dëshpëruar pas rënies nga Atletico, shikoni çka bëri Yamal

10:02 | 15 Prill 2026

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, tregoi kualitete lidershipi edhe pas eliminimit të rëndë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico-s.

Barca fitoi ndeshjen e kthimit në stadiumin Wanda Metropolitano me rezultatin 2:1, por nuk arriti të përmbys humbjen 2:0 nga ndeshja e parë, kështu që madrilenët avancuan me rezultat të përgjithshëm prej 3:2.

Të gjithë futbollistët e gjigantëve katalanas ishin të dëshpëruar pas një tjetër eliminimi të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve, dhe më pas në skenë “hyri” 19-vjeçari Yamal.

Edhe pse mbushi vetëm 18 vjeç vitin e kaluar, Yamal tregoi cilësi të jashtëzakonshme lidershipi dhe iu afrua çdo lojtari të Barcelonës duke i ngushëlluar.

Komento: