Të gjithë mendonin se po transferohet në Man Utd, menaxheri i Haaland e dërgon diku tjetër

14:49 | 12 Dhjetor 2019

Erling Haaland ka arritur të shpërthej këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Manchester United është në mesin e ekipeve që po e dëshiron në ‘Old Trafford’ sulmuesin norvegjez.

Megjithatë agjenti i tij duket se ka vendosur ndryshe për të ardhmën e tij.

Mino Raiola sot ka udhëtuar në Gjermani për të biseduar për transferimin e Haaland.

Sipas mediave gjermane, norvegjezi është duke kërkuar të transferohet te Borusia Dortmund në Bundesligë.

Ruhr Nachrichten dhe Radio 91.2 përmendin se Haaland zbarkoi në aeroportin e Dortmundit duke përdorur një avion me qira. Haaland pritet të zhvillojë diskutime me Dortmundin.

Agjenti i Mino Raiola dyshohet se e ka shtyrë Haaland të negociojë me Dortmundin, sepse kjo mund të garantojë lojë të rregullt në vend se të bashkohet me një ekip të madh, por vetëm duke qëndruar rezervë.

Interesim për yllin e Salzburgut ka shprehur edhe Leipzig dhe lidhjet mes dy skuadrave mund edhe të ndikojnë në transferimin e tij.

Komento: