Mjekët kosovarë nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.
Kanë hyrë në javën e dytë të grevës kirurgët e 10 klinikave të QKUK-së, me kërkesë, rritjen e pagave të tyre.
Ka ditë që në klinikat e kirurgjisë po ofrohen vetëm shërbimet emergjente, derisa rastet që nuk janë emergjente nuk trajtohen.
E kjo gjendje do të vazhdojë, përkundër kërkesave që ata t’i kthehen punës.
Të mërkurën pritet që grevës së kirurgëve t’i bashkohen edhe të gjitha institucionet shëndetësore, duke filluar nga mjekësia primare.
Greva pritet të jetë 24-orëshe dhe do të mbështetet nga Federata Sindikale e shëndetësisë, raporton KTV.
Janari pritet të jetë muaji kur mjekët presin që kërkesat e tyre të realizohen.
E në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Selmanaj thotë se ata do të veprojnë njëjtë si kolegët e tyre të kirurgjisë.