Juventus ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Massimiliano Allegrit.
Trajneri italian ka insistuar se do të mbetet në postin e trajnerit në Juventus.
Por, mediat italiane vazhdojnë të hedhin dyshime mbi qëndrimin e tij në Torino edhe për sezonin e ri.
“Tuttosport” shkruan se Juventus ka dy kandidatë për zëvendësues të Allegrit, në rast të ndarjes me të, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.
Pep Guardiola nga Manchester City dhe selektori i Francës, Didier Deschamps janë dy kandidatët e dëshiruar për pasardhës të Allegrit.