Të gjithë numrat e Z-Mobile sonte kalojnë në platformën e Valës

15:46 | 27 Nëntor 2019

Sonte të gjithë numrat e Z-Mobile kalojnë në platformën e Valës.

Vala përmes një komunikate për media, përmes Departamentit për Relacion me Publik, njofton se sonte në orën 00:00, do të mbahet ceremonia zyrtare e kalimit të të gjithë numrave Z-MOBILE në platformën e VALA-së.

“Ngjarja do të organizohet në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.

Këtë vendim më herët e kishte marrë Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Komento: