Të gjithë po çuditen me transferimin e ri të Interit

13:19 | 28 January 2019

Inter ka befasuar të gjithë me vendimin për transferimin e një lojtari gjatë janarit.

Inter po e rikthen në skuadër ish-lojtarin e tyre, Andrew Gravillon.

20-vjeçari kishte qenë më parë te nerazurët, por që kaloi te Pescara menjëherë, përcjell lajmi. net nga Gianluca Di Marzio.

Gravillon do të nënshkruajë sot me Interin, ndrysa do të mbetet në huazim deri në fund të këtij sezoni te skuadra aktuale.

“Unë jam i kënaqur që gjendem këtu”, ishin fjalët e para të lojtarit.

“Është si një familje për mua dhe mundësia për tu rikthyer sërish këtu më bën edhe më të lumtur.

“Më kërkuar edhe shumë ekipe të tjera, por kur të thërret Interi nuk mund të thuash jo”, ka thënë më tej Gravillon.

Komento: