Inter ka arritur ta mbaj në ekip yllin e madh në mbrojtje.
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, e ka rinovuar kontratën e tij me Interin, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.
24-vjeçari e ka shijuar një sezon të mrekullueshëm për gjigantin italian, për të cilët i ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të vlerësohet si njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë momentalisht në Evropës, transmeton Express.
Paraqitjet e sllovakut në Serie A e kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë këtu edhe Real Madridin, që raportohej se e kryesonte garën për transferimit e Skriniarit.
Edhe Manchester Unitedit besohej se po e vëzhgonte situatën e Skriniarit në Inter, mirëpo ai në fund ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij me Interin, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Milan Skriniar dhe Interi i kanë të njëjtat qëllime. Për këtë arsye Interi ia ka vazhduar mbrojtësit sllovak kontratën deri më 30 qershor të vitit 2023”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare.