Të gjithë po e prisnin transferimin e tij të Real, ylli i madh e vazhdon kontratën me Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Të gjithë po e prisnin transferimin e tij të Real, ylli i madh e vazhdon kontratën me Interin

14:31 | 16 Maj 2019

Inter ka arritur ta mbaj në ekip yllin e madh në mbrojtje.

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, e ka rinovuar kontratën e tij me Interin, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

24-vjeçari e ka shijuar një sezon të mrekullueshëm për gjigantin italian, për të cilët i ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të vlerësohet si njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë momentalisht në Evropës, transmeton Express.

Paraqitjet e sllovakut në Serie A e kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë këtu edhe Real Madridin, që raportohej se e kryesonte garën për transferimit e Skriniarit.

Edhe Manchester Unitedit besohej se po e vëzhgonte situatën e Skriniarit në Inter, mirëpo ai në fund ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij me Interin, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Milan Skriniar dhe Interi i kanë të njëjtat qëllime. Për këtë arsye Interi ia ka vazhduar mbrojtësit sllovak kontratën deri më 30 qershor të vitit 2023”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!