Të gjithë po e prisnin zyrtarizimin e tij të Inter, Sanchez befason me vendndodhjen e tij

18:01 | 26 Gusht 2019

Kur pritej që te jepej lajmi për zyrtarizimin e tij të Inter, Alexi Sanchez ka befasuar të gjithë me vendndodhjen e tij.

Sipas mediave angleze, Alexis Sanchez sot është stërvitur me Manchester United si zakonisht, përcjell ORAinfo.

Paraqitja e tij në seancën stervitore të Man Utd mund të jetë një sinjal që Interi ka hequr dorë nga nënshkrimi me kilianin.

Sidoqoftë, një vendim përfundimtar se cilën fanellë do ta vesh sanchez sezonin e ri nuk është marrë ende. /ORAinfo/

Komento: