
Neymar dhe Alves janë bërë hit në rrjetet sociale.
Ata janë të pandashëm, Neymar dhe Alves dikur luanin së bashku edhe nëpër ekipe të ndryshme, te Barcelona e PSG-ja, tani vazhdojnë të jenë bashkë në Brazil.
Para ndeshjes me Kolumbinë, e cila përfundoi 2-2, kur lojtarët po bënin nxemjet, duket sikur një flutur u vendos në kokën e Alves dhe Neymar e shtang atë në tentim për ta larguar nga koka e shokut të skuadrës.
Në fund, Neymar dhuroi spektakël në fushë ani pse Brazili mori vetëm barazim.
Ai asistoi për golin e Casemiros derisa shënoi për t’i barazuar shifrat në pjesën e dytë.