Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek është futbollisti më i përfolur aktualisht.
Drejtori i Genoas, Giorgio Perinetti foli me Sky Sport përpara ndeshjes së Genoas kundër Sassuolo në Serie A.
Perinetti komentoi për largimin e Krzysztof Piatek, polaku i cili përfundoi një transferim prej 35 milion euro për AC Milan gjatë dritares së transferimit të janarit përcjell ORAinfo.
“Ne humbëm një lojtar të domosdoshëm për ne, por ai kishte ambicie të ndryshme. Ne duam që menjëherë të provojmë ambiciet tona të reja”.
Piatek luajti për një periudhë të shkurtër të lojës së fundit në debutimin e tij të Serie A për Milanin kundër Napolit para se të debutonte në Coppa Italia në mesjavë, ku ai shënoi dy herë për të siguruar një gjysmë-finale mes AC Milan dhe Lazio, i cili mundi rivalët e Milanit Inter Milan./ORAinfo/