Neymari i ka lënë të ‘shokuar’ të gjithë me huqjen që ka bërë sonte.
Atalanta është duke fituar me rezultat 1-0 kundër PSG-së në stadiumin Da Luz në Portugali me golin e bukur të Pasalic.
Por para golit Neymar kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e tretë të ndeshjes.
Ai u gjend ballë për ballë me portierin e Atalantas por për çudi nuk arriti që të shënoi.