Të hënë mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

16:43 | 14 Janar 2022

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të hënën

Të hënën më 17 janar, mblidhet kryesia e Kuvendit nga ora 11:00, për disa pika të rendit.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.

Komento: