Të hënën do të takohen partnerët e koalicionit, ja ҫka do të diskutohet në këtë takim

20:33 | 20 Gusht 2020

Partnerët e koalicionit pritet të takohen të hënën, do të diskutohet për takimin e 2 shtatorit.

Është anuluar takimi i partnerëve të koalicionit, takimi pritet të ndodh të hënën.

Ora 14 ishte paraparë që ti bëjë bashkë partnerët e koalicionit qeverisës.

Por, një takim i tillë nuk ndodhi.

Kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i NISMËS, Fatmir Limaj, nuk u panë me njeri tjetrin.

Por, asnjë sqarim nga ky institucion nuk është dhënë.

Ndërkohë, për këtë çështje gjatë ditës ka folur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se një takim i tillë pritet të ndodh të hënën.

Ndërsa sipas tij, aty do të diskutohet vetëm për përgatitjet që duhet të bëhen për takimin e dy shtatorit në Uashington.

Pos kësaj Haradinaj ka folur edhe më konkretisht për takimin që do të ndërmjetësohet nga Robert Obrien, që është këshilltar për siguri i presidentit Donald Trump.

Sipas tij, ky takim duhet të shfrytëzohet edhe për një marrëveshje finale.

Me dy shtator në Uashington do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Për këtë takim ka njoftuar i dërguari special i presidentit Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Komento: