Të hënën mbahet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së aktorit, Xhevat Qorraj

15:50 | 26 Gusht 2023
te-henen-mbahet-mbledhje-komemorative-per-nder-te-jetes-dhe-vepres-se-aktorit,-xhevat-qorraj

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar me anë të një postimi se do të mbahet mbledhje komemorative për aktorin tashmë të ndjerë, Xhevat Qorrajn.

Ngjarja do të mbahet të hënën (28 gusht) për të nderuar jetën dhe veprën e aktorit deçanas.

“Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës të aktorit Xhevat Qorraj. Në këtë rast, ftojmë miqtë, kolegët, familjarët dhe dashamirët e Xhevat Qorrajt të mblidhen të hënen, me 28 gusht 2023, nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (në Pallatin e Rinisë në Prishtinë)”, thuhet në postim.

Komento: