Të hënën nga ora 11:00 mbahet seanca për votimin e qeverisë

16:55 | 31 Janar 2020

Të hënën nga ora 11:00 do të fillojë seanca për formimin e qeverisë të cilën do ta propozojë Albin Kurti.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës sa i përket formimit të qeverisë.

Mbetet të shihet se çfarë rezultate do të arrihen nga përpjekjet e këtyre dy partive për të arritur koalicion së bashku.

Dje, lideri i Vetëvendosjes, njëherit mandatar për formimin e qeverisë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të minoriteteve të tjera për mundësinë e bashkëpunimit qeveritar.

Komento: