
Nesër Kosova hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër (18 maj, 2020) fillon transporti publik pas dy muajsh bllokadë si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Ai ka bërë të ditur tre rregulla që vlejnë për përdorimin e transportit publik.
– Numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus është 20
– Nuk lejohet hyrja në autobus pa maska
– Udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te organizatës ose kompanisë që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes
– Do të ketë kontrolle të Policisë
