Të hënën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pritet votimi i Buxhetin 2021

16:56 | 26 Dhjetor 2020

Të hënën seanca për Buxhetin 2021.

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2021.

Në rend dite është edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kjo seancë u ftua me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve, kishte njoftuar në mesjavë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

LDK-ja dhe partitë tjera në pushtet po kërkojnë që buxheti të miratohet para zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.

Komento: