Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme këtë të hënë.
Kjo seance do të mbahet për situatën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Rendi i ditës është “situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre”.