Po vazhdojnë takimet e grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, ku po diskutojnë për bashkëpunimin në qeverinë e re.
Takimi i radhës do të mbahet të hënën.
Gjatë ditës së sotshme u mbajt takimi i radhës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për t’i përafruar qëndrimet për themelimin e qeverisë.
Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media pas takimit tregoi se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën nga ora 15:00.
Në atë takim do të flitet për Kulturën, Rininë dhe Arsimin.
Deri më tani janë bërë një seri takimesh mes dy partive.
Zyrtarët e dy partive janë shprehur deri më tani se janë pajtuar për tema të mëdha dhe se së shpejti pritet të merren vesh për themelimin e qeverisë.