Të hiqet apo jo taksa, Zeka befason me qëndrimin e tij

23:44 | 15 February 2019

Milaim Zeka ka folur edhe njëherD për taksën ndaj produkteve të Serbisë.

Ai kërkuar që të mbrohen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e ka quajtur të drejtë propozimin e të parit të PDK’së Kadri Veseli për pezullim të taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

“Duhet të pezullohet taksa dhe kërkesa për pezullim të taksës për 120 ditë është shumë e drejtë’, tha Zeka.

“Kemi hy në një krizë dhe konfrontim të ashpër me BE dhe SHBA. Është serioze sepse nuk është për tu tallë kur kanë ardhur sinjale edhe nga njeriu kryesor i Merkel’, tha deputeti i Nismës Socialdemokrate.

“Efekti i taksës 100 për qind është mbërri”, tha Zeka.

Kryeministri Ramsh Haradinaj edhe sot ka përsëritur se taksa 100 për qind do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Komento: