Të jesh trajner i Realit është shumë stresuese? Ndryshimi drastik i Arbeloas për një muaj

10:14 | 10 Shkurt 2026

Trajneri spanjoll, Alvaro Arbeloa, mori drejtimin e Real Madridit më pak se një muaj më parë, duke pasuar Xabi Alonson më 13 janar. Nisja e tij në stolin e Mbretërve nuk ishte aspak e lehtë – Reali humbi ndaj Albacetes në debutim dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit.

Megjithatë, pas atij fillimi të vështirë, Arbeloa ka udhëhequr ekipin drejt pesë fitoreve dhe një humbjeje befasuese ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve, që çoi Realin jashtë 8-shes së parë dhe e detyron të kërkojë rrugën drejt 16-tave përmes play-off-eve.

Një krahasim i fotove të trajnerit nga fillimi dhe fundi i këtij muaji tregon se stresi ka lënë gjurmë, sipas gazetës spanjolle El Chiringuito, Arbeloa ka humbur ndjeshëm peshë, dhe ndryshimi duket qartë edhe në fytyrën e tij.

Megjithatë, sfidat më të mëdha ende nuk kanë ardhur, pasi sezoni hyn në fazën vendimtare me mbylljen e La Ligës dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve që afrojnë.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Real Sociedad të enjten, ndërsa javën tjetër i pret një përballje play-off kundër Benfikës. Takimi i parë në Lisbonë do të luhet të martën, dhe ndeshja e kthimit më 25 shkurt në stadiumin Bernabeu.

Aktualisht, Real Madridi gjendet një pikë pas liderëve të Barcelonës në La Liga, duke e bërë luftën për titull më të ashpër se kurrë, dhe presioni mbi Arbeloan vetëm sa po rritet.

Komento: