Te Juventus po zbarkon ylli i madh

12:59 | 24 Dhjetor 2019

Paul Pogba, mund të kthehet në Juventus në janar për 60 milion euro para të gatshme plus Emre Can te Manchester United, raporton Tuttosport.

Thashethemet për një rikthim të mundshëm në Torino kanë rrethuar 26-vjeçarin ndërkombëtar të Francës që kur ai u largua për 105 milion euro në gusht 2016, përcjell ORAinfo.

Ai dihet se është i irrituar nga situata në Old Trafford dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje konkurruese këtë sezon, me një çështje të përsëritur të këmbëve.

Sipas gazetës Tuttosport, Juve mund ta rikthejë Pogba qysh në janar sesa të presë verën, duke ndalë kështu hovin e Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Oferta në tryezë thuhet se është 60 milion euro para dhe po ashtu edhe ish mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can./ORAinfo/

Komento: