Ata janë dy liderë që kanë bërë shumë për Kosovën.
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Madeleine Albright dorë për dorë kanë ecur përgjatë sheshit në Prishtinë.
Ata janë përcjellur nën brohoritje të qytetarëve, të cilët të entuziazmuar prisnin daljen e tyre në shesh për ecje.
“USA” , “Thank You” janë disa nga mesazhet e qytetarëve.
Sic shihet edhe në këto fotografi, derisa dy shpëtimtarët e Kosovës ecnin bashkë, afër tyre po qëndrojnë liderë shtetërore e sigurim i madh pas tyre.
Vizita e tyre në Kosovë është bërë për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të vendi.