Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes në orët e para të mbrëmjes.
Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të markave BMW, Mercedes dhe Golf.
Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.