Të kombinuar të dy njejtë, kështu Leonita “shkrihet” pas Granitit

15:41 | 16 January 2019

Granit Xhaka, duket më i dashuruar se kurrë.

Xhaka si rrallë herë ka zgjedhur disa fjalë zemre për t’ia uruar përvjetorin e katërt gruas së tij.

Granit Xhaka dhe Leonita sot festojnë përvjetorin e katërt të fejesës, andaj ishte futbollisti shqiptar ai i cili i ka ndarë disa fotografi në Instagram, pranë të cilave i ka shkruar disa fjalë zemre, shkruan lajmi.net.

‘’Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur.

Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4❤🌹Te Dua Zemra Jem❤ ‘’, ka shkruar ai

Komento: