Të krijohet një komision për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë

09:45 | 30 May 2020

Kërkohet komision për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka kërkuar që të formohet një komision i pavarur nga ekspertët për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë.

“Duhet të organizohet një komision i cili është komision i pavarur por nga ekspertët dhe duhet të hulumtojë këtë çështje dhe të shikojë dëmet e bizneseve”.

Ajdini më tutje ka thënë se punëtorët e gastronomisë dhe e ndërtimtarisë kanë qenë më të ndëshkuarit dhe sipas tij, kjo situatë ka bërë që të mos zhvillohet ekonomia.

“Për fat të mirë nuk kemi pasur numër të madh të të infektuarve me Coronavirus te punëtorët sepse disa prej tyre kanë punuar në disa organizata, përveç punëtorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë më të ndëshkuarit që e dimë të gjithë dhe kjo situatë ka bërë që mos të zhvillohet edhe ekonomia”.

Ajdini Pakon Emergjente të Qeverisë për sektorin privat po e sheh si ndihmë sociale. Ai u ka bërë thirrje bankave që të japin kredi të japin pa kamatë për një periudhë të caktuar kohore.

“Kjo pako e cila është duke u ndarë megjithatë është një ndihmë sociale, sepse disa biznese duhet me i paguar edhe qeratë e lokaleve dhe është vështirësi për rimëkëmbjen e atyre për”.

“Por kjo është ndihmë sociale dhe nuk është pagë dhe po apelojë te bankat që kanë mundësi me i dhanë kredi bizneseve pa kamatë me një periudhë kohore deri sa ta marrin veten bizneset”.

Mes tjerash ai ka thënë se nuk ka pasur ankesa të bizneseve për mbyllje.

“…jo nuk kemi ndonjë biznes adekuat që kanë paraqitur shqetësim që do të mbyllen por unë kam pasur kontakt edhe ndërtimtar që kanë qenë të zhgënjyer në aspektin e ndërtimtarisë dhe kanë thanë se nuk do të ketë zhvillime apo nuk do të ketë shitje për arsye se kanë pritur një fluks të mërgimtarëve që të vinë këtu dhe për këtë arsye biznesi atyre ju është ndërprerë”, tha ai për EO.

“BSPK-ja ka qenë gjithmonë afër punëtorëve duke i pas kryetarët e federatave dhe kryetarët e federatave dhe kryetarët e shoqatave që janë afër punëtorëve bashkërisht, dhe për fat të mirë nuk kemi asnjë të infektuar asnjë punëtorë, sepse i kanë përfill të gjitha rregullat të cilat kanë rrjedh nga Ministria e Shëndetësisë dhe ju kanë përmbajt të gjitha rregullave”.

Komento: