Të kthyerit nga Siria, sapo u morë një vendim për ta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Të kthyerit nga Siria, sapo u morë një vendim për ta

21:37 | 22 Prill 2019

Operacioni i kthimit u krye të premten rreth mesnatës.

Në Kosovë ditë më parë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në mesin e të kthyerve janë “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.

Operacioni i kthimit u krye të premten rreth mesnatës.

Katër luftëtarëve tashmë u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh me kërkesë të prokurorisë së posaçme.

Të kthyerit e tjerë, që nga ajo kohë, kanë qëndruar në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll.

Ndërkaq, të premten ka përfunduar zhvendosja e të gjithë të kthyerve nga Siria tek familjet e tyre nëpër Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur një burim i besueshëm i Gazetës Express.

Mësohet se fëmijët pa prindër janë dërguar nëpër qendrat sociale, ku do të jenë në përkujdesje të vazhdueshme.

Komento: